LAJMI I FUNDIT:

OVLUÇK reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit: Kur vriten luftëtarët në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria

OVLUÇK reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit: Kur vriten luftëtarët në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Përmes një komunikate, OVL e UÇK-së ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbulojnë sa më shpejt krimin e bërë dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.


“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi. Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se kur vriten luftëtarët e lirisë në mënyrë makabre, vitet liria.

“Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria. Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij”, thuhet në komunikatë.

I vrari sot në Pejë është Qerim Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendit, anëtar i ish Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Vrasjen e vëllait të tij e konfirmoi edhe vet Ibrahim Kelmendi në një postim në Facebook, duke mallkuar vrasësit.

I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja
Lexo po ashtu I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Pejë ka dhënë detaje për vrasjen në fshatin Zahaq të Pejës. Policia bën të ditur se më 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori