LAJMI I FUNDIT:

OVLUÇK: Nuk ka bazë juridike që Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg

OVLUÇK: Nuk ka bazë juridike që Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar sot ndaj rastit të Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku.

OVLUÇK thekson se nuk ka asnjë bazë juridike që Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg dhe se sjellja e sistemit të drejtësisë ndaj tyre, është veprim i pastër politik dhe degradues për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Për shumë vite pas luftës, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe në rastin Drenica 1 dhe 2, nuk ka asnjë bazë juridike që Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg. Sjellja e sistemit të drejtësisë ndaj tyre, është veprim i pastër politik dhe degradues për sistemin e drejtësisë në Kosovë”, thuhet në reagim.


Sipas OVLUÇK-së, gjatë gjithë gjykimit ndaj tyre, janë bërë padrejtësi, dhe po të kishim gjyqësi të mirëfilltë, duhet të ndiqeshin penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po i  mbajnë në burg bashkëluftëtarët tanë.

“Me këto veprime po dëshmohet edhe njëherë, si shumë herë të tjera, se drejtësia ndërkombëtare vetëm ka përndjekur luftëtarët e UÇK-së”, thuhet më tej në reagim. /Telegrafi/