Osmani-Woutsas ngushëllojnë familjarët e viktimës së sulmit terrorist në Vjenë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me Ambasadorin austriak, Georg Woutsas, vizituan familjarët e viktimës Nexhip Vrenezi, i cili ishte një nga civilët që pësuan në sulmin terrorist në Vjenë që ndodhi më pak se një muaj më parë.
“Shprehëm ngushëllimet tona të thella për humbjen e tyre, duke konstatuar se kjo është një humbje për të dy vendet – Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët humbën një qytetar të ndershëm, punëtor dhe lojal” tha Osmani, duke falënderuar pritjen e ngrohtë të familjes Vrenezi, të cilët pranuan porositë për keqardhjeje dhe ngushëllime në këto kohë të vështira për ata.
“Terrorizmi është një kërcënim i rrezikshëm, nga i cili askush prej nesh nuk është i mbrojtur askund. Nexhip Vrenezi, edhe pse me origjinë nga Veleshta, ai ka lindur në Vjenë dhe ishte një qytetar i lumtur dhe i suksesshëm i Austrisë; person i ri, i shkolluar, i cili dëshironte të studionte mjekësi” tha Osmani, duke shtuar se terrorizmi jo vetëm që nuk zgjedh kë do të rrezikojë, por nuk zgjedh as vendin.
“Ashtu si autorët e krimit edhe viktimat mund të jenë nga kudo, nga çdo origjinë dhe në ;do vend. Ne të gjithë jemi në një farë forme viktima të këtij kërcënimi , të gjithë jemi shënjestra të mundshme dhe prandaj duhet së bashku të kundërshtojmë dhe të mbrohemi nga kjo e keqe”, tha Osmani.
Ministri Osmani theksoi se me Ambasadorin Woutsas janë në kontakt të vazhdueshëm që nga dita e këtij akti terrorist, duke siguruar që të dy vendet kanë besim të plotë, bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv në të gjitha fushat e mundshme, nga siguria, informacioni e deri te bashkëpunimi politik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës