Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë të vitit të ri shkollor vizitoi Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë, institucion që kujdeset për fëmijët me nevoja të veçanta.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe përkushtimit ndaj fëmijëve, duke falënderuar mësueset për punën e tyre të përditshme.


“Sot, në ditën kur mijëra fëmijë në mbarë Kosovën kthehen në bankat e dijes me sytë plot ëndrra dhe zemrën plot gëzim, vizitova Qendrën Burimore ‘Përparimi’. Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja,” u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se mësueset e kësaj qendre janë “heroinat e përditshme” që me dije, durim dhe përkushtim i ndihmojnë fëmijët në rrugën e tyre të zhvillimit, përkundër sfidave të shumta me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre.