LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron boshnjakët për ditën e tyre, thotë se përfaqësojnë vlerë kulturore të Kosovës

Osmani uron boshnjakët për ditën e tyre, thotë se përfaqësojnë vlerë kulturore të Kosovës
Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët Boshnjak të Kosovës për ditën ndërkombëtare të tyre.

Kryepralamentraja në fillim të seancës së sotme plenare tha se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin historik të boshnjakëve në promovimin e jetës së përbashkët.

“Populli i Kosovës është shumë mirënjohës për kontributin historik të tyre në promovimin e jetës sonë të përbashkët. Boshnjakët përfaqësojnë vlerë kulturore të Kosovës duke pasuruar diversitetin gjuhësor e kulturor të vendit tonë. Ata janë edhe pjesë e rëndësishme të historisë së re të Kosovës. Ne nuk mund të harrojmë kontributin e tyre në jetësimin e shtetit të Kosovës asnjëherë”, tha Osmani.


Osmani sjelli edhe një shembull personal për të vlerësuar rolin e boshnjakëve në Kosovë

“Gjatë luftës në Kosovë, derisa dhjetëra mijëra qytetarë të Mitrovicës ishin dëbuar dhe ishin të detyruar të ecin nga Mitrovica deri në kufij me Shqipërinë ishte një gjyshe boshnjake e cila rrezikonte jetën e saj për të furnizuar me ushqim dhjetëra mijëra qytetarë mitrovicas. Nuk ka mitrovicas që nuk e ka kaluar atë rrugë Kosovë-Shqipëri që nuk e kujto kontributin dhe sakrificës e asaj gjyshe boshnjake”, tha ajo.

Qytetarët boshnjakë i uruan edhe grupet parlamentare tjera./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori