LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Të rinjtë po e bëjnë Kosovën pjesë të hartës globale të inovacionit

Osmani: Të rinjtë po e bëjnë Kosovën pjesë të hartës globale të inovacionit

Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ka vizituar startupin JCoders.

Osmani në Facebook tha se fëmijët dhe të rinjtë e Kosovës po tregojnë shkathtësi në prodhimin e lodrave inxhinierike.


Sipas saj, ata po e bëjnë Kosovën pjesë të hartës globale të inovacionit.

“Fëmijët tanë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës po i tregojnë shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre duke prodhuar lodra inxhinierike e duke dizajnuar gjuhë programore. Ata po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit. Frymëzim për Artën, themeluesen e dy startupeve, ishin vajzat e saja. Duke dashur të krijoj një botë më të mirë për to, ajo është e bindur se çdo produkt e çdo shërbim i ofruar në të dy startupet do të kontribuoj në krijimin e një Kosove më të mirë edhe për të gjithë fëmijët e tjerë”, ka shkruar ajo.