Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim sot guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds.

Siç bëhet e ditur, pas takimit, Osmani dhe Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, transmeton Telegrafi.


354413657 1144376420285151 7404683082128811146 n 1

Guvenerantorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds sot gjatë ditës do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. /Telegrafi./