LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Shpresoj se OBRM-PDUKM do ta përkrahë ligjin për gjuhët

Osmani: Shpresoj se OBRM-PDUKM do ta përkrahë ligjin për gjuhët

Në një intervistë për TV Tellma, zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, tha se rruga drejt Brukselit kalon nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit dhe Ligjit për gjuhët si një nga temat më senzitive dhe më të rëndësishme të marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Pas 16 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit arritëm konsensus ndër-etnik nëpërmjet partive që i përfaqësojnë bashkësinë shqiptare dhe atë maqedonase për të harmonizuar interpretimin e ndryshëm të nenit 5 të Kushtetutës dhe çështjen e fundit të hapur të Marrëveshjes kornizë ta avancojmë’, tha Osmani.

Sipas zv.kryeministrit Bujar Osmani, për miratimin e Ligjit për gjuhët nuk do të pritet mendimi i Komisionit të Venedikut për uniformat dhe kartëmonedhat dhe pas marrjes së mendimit, në rast se ai është pozitiv, ato pjesë vetëm do të përfshihen në ligjin që do të jetë i miratuar. Në të kundërtën, ato pjesë do të lehen jashtë ligjit.


Ai poashtu përmendi se planifikon të ketëtakim ditëve në vijim me përfaqësues ë OBRM-PDUKM-së dhe të diskutojë për pritjet e tij që ata të ndryshojnë qëndrim duke u ngritur në nivel mbi partiak për qëllimet strategjike të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori