LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Presidenti Rugova, ikona e përbashkët e lirisë, Adem Jashari me familje simbol i sakrificës

Osmani: Presidenti Rugova, ikona e përbashkët e lirisë, Adem Jashari me familje simbol i sakrificës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në ekspozenë me rastin e 12-vjetorit të shtetit të Kosovës, ka thënë se liria u bë e arritshme në saje të angazhimit të shumë brezave.

“T’i kujtojmë me mall e respekt gjithë brezat që punuan për lirinë e vendit dhe pavarësinë e tij, ta kujtojmë para së gjithash ideatorin e projektuesin e pavarësisë së vendit, arkitektin e shtetit të Kosovës, atin themelues, dr. Ibrahim Rugovën, ikonën e përbashkët të lirisë, njeriun e dijeve, liderin shpirtëror të shqiptarëve, i cili politikës ia dha dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human; t’i kujtojmë po kështu heronjtë tanë, të cilët lirinë e vendit e patën ideal jetësor, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, familjen Jashari, e cila u sakrifikua për lirinë e vendit”, ka thënë Osmani.


Ajo përmendi edhe të pagjeturit, martirët e shumtë, përfshirë gra, fëmijë e pleq, si dhe gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi, të cilët sakrifikuan për lirinë e vendit.

“Ta nderojmë gjeneratën e deputetëve të këtij kuvendi, të cilët më 1990 e shpallën Deklaratën e Pavarësisë, aktin themeltar të shtetit të Kosovës dhe, më pas, Kushtetutën e Republikës së Parë, atë të Kaçanikut; si dhe gratë dhe burrat e këtij kuvendi, të cilët në këtë ditë të vitit 2008 e deklaruan botërisht vullnetin tonë për të jetuar të pavarur, duke e shpallur shtetin më të ri europian, dhe neve europianët e vjetër, na rikthyen në shtetarët e rinj”, ka thënë Osmani. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori