LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Greqia na ka përkrahur në shumë procese ndërkombëtare

Osmani: Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Greqia na ka përkrahur në shumë procese ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thekson se Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë raporte korrekte pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe e njëjta po zbatohet sipas planit nga të dy shtetet, përfshirë këtu dhe vendimin për ndryshimin e dokumenteve personale tashmë me emrin e ri.

“Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit grek, jemi të interesuar të zbatojmë në përpikmëri marrëveshjes e Prespës.

Ka ngelur vetëm në disa institucione tek te cilat ne nuk kemi kontroll dhe kjo kuptohet edhe nga ta, pra Greqia neve na ka përkrahur në shumë procese ndërkombëtare në të mirë të vendit.


Ndoshta dhe tek ne nuk janë zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjes, mirëpo edhe tek ta ka disa lëshime që do të përmbushen me kalimin e kohës. Pra, ne po punojmë me intensitet të lartë të bëjmë nderimin e dokumenteve si në vend poashtu edhe për diasporën tonë jashtë kufijve”, deklaroi Osmani për “KlanMacedonia”.

Ai tha se bashkatdhetarët që duan të kthehen në Maqedoni duhet të pajisen me fletudhëtime, të cilat mund t’i marrin nëpër përfaqësitë diplomatike të shtetit tonë në shtetet ku bashkatdhetarët jetojnë dhe veprojnë.

“Varianti më i sigurt për bashkatdhetarët tanë është të paraqiten nëpër konsullatat tona, përfaqësitë diplomatike në shtetet ku ata jetojnë, të marrin një dokument udhëtimi i cili merret menjëherë dhe me atë mund të kthehen në shtëpi. Pra mos të rrezikojnë të vijnë në Maqedoni pa caktuar termin për dokumentacione, mirëpo duhet të dinë që dokumentet nuk merren menjëherë sepse ka shumë kërkesa”, deklaroi Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Vendimet e Speciales –  Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës

Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës

Drejtësi
Nasim Haradinaj jep detaje rreth padisë ndaj Gjykatës Speciale

Nasim Haradinaj jep detaje rreth padisë ndaj Gjykatës Speciale

Lajme
Kalo në kategori