Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, të hënën, gjatë një tubimi elektoral në Kaçanik ka ftuar diasporën që të vijë të investojë në Kosovë.
“E ftojmë diasporën tonë për partneritet, që të mobilizohen sërish, që kapitalin e krijuar me mund dhe me djersë, për këto 30 vite në vendet e perëndimit, të vijnë ta investojnë këtu në Kaçanik dhe në gjithë Kosovën”, tha Osmani.
Ajo tha se programi i saj për zhvillim ekonomik parasheh partneritet me diasporën tonë, në mënyrë që ata të vijnë për të investuar në atdheun e tyre, për të ndihmuar zhvillimin e shtetit, mirëqenin e familjeve kosovare, por edhe për të krijuar profite si investitorë seriozë.
Osmani pohoi se diaspora gjithmonë ka treguar dhe vazhdon të tregoj gatishmëri për të investuar në Kosovë, por tani me qeverisjen e saj do të kenë projekte konkrete nga të cilat do të përfitojë ekonomia jonë, familjet e tyre dhe ata si investitorë.
Në tubimin me qytetarë, Osmani tha se Kaçaniku nuk duhet të mbetet vetëm vend i heroizmave por duhet të bëhet vend me mundësi të mëdha zhvillimi.
“Disa politikanë ju respektojnë për të djeshmen, por ua kanë errësuar të sotmen, ua kanë errësuar të ardhmen, pasi që flasin për Kaçanikun legjendar dhe nuk kanë bërë asgjë për banorët e kësaj ane”, shoi nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Ajo potencoi se në programin e saj qeverisës familja vlerësohet si shtylla e shtetit dhe e shoqërisë, andaj synimi është ta mbështesim zhvillimin e një familjeje të shëndoshë, të edukuar mirë, e cila e përballon jetën lehtë financiarisht.
“Familja e shëndoshë, është familja që përballon kostot e jetës, sidomos koston e banimit. Çifte të shumta sot në Kosovë përballen me vështirësi në blerjen e banesave të para. Në programin tonë, blerja e përballueshme për çiftet që blejnë banesën e parë është thelbësore. Në Kosovë brenda vitit janë 15.000 martesa, nga të cilat rreth 7,000 sosh blejnë banesë për herë të parë. Familjeve të reja, të cilat për herë të parë blejnë banesë, do t’ua subvencionojmë normat e interesit, duke i zvogëluar deri në 1%, dhe do t’ua zgjerojmë pagesën e kredive mbi 30 vjet”, tha kandidatja e LDK-së për kryeministre.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se “ka ardhur koha që Kaçaniku me e kthye krahun dhe me u rreshtua me fitoren e madhe të Vjosa Osmanit” për të cilën ka thënë se është “lokomotiva e proceseve për ta transformuar Republikën e Kosovës”.
“Me e mbështet Vjosën vetëm shtohet vlera, shtohet dallimi në fitore. Me ju thanë të drejtën jemi duke punuar shumë që këtë fitore me e bë të madhe dhe të plotë, me e bë aq të madhe sa kanë me na pa ëndërr prej trishtimit që kanë me pësua më 6 tetor. Unë jam i bindur se kur Kaçaniku çohet në këmbë për me bë ndryshimin e madh, e bënë ndryshimin e fortë”, tha Haziri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?