LAJMI I FUNDIT:

“Faleminderit nga populli i Kosovës” – Osmani në Washington dekoron me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë disa nga mbështetësit e Kosovës

“Faleminderit nga populli i Kosovës” – Osmani në Washington dekoron me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë disa nga mbështetësit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë disa nga mbështetësit e vendit tonë.

Osmani ka ndarë Urdhrin e Lirisë dh Urdhrin e Pavarësisë për ambasadorin William Walker, kongresistin e ndjerë Tom Lantos, ambasadorin Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel, transmeton Telegrafi.

“Përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, Ambasadori William Walker, Kongresisti i ndjerë Tom Lantos, Ambasadori Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel janë disa nga aleatët tanë amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.


Tutje, presidentja ka pohuar se mbështetja e tyre ka formësuar të kaluarën tonë, fuqizon të tashmen tonë dhe frymëzon të ardhmen tonë.

“Për këtë kontribut, sot, në Washington D.C., pata nderin që, në emër të Republikës së Kosovës, t’i dekoroj me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas vendimit të Gjykatës në Romë, 12 emigrantët në Gjadër do kthehen në Itali - mbërrin në Shëngjin anija për t’i marrë

Pas vendimit të Gjykatës në Romë, 12 emigrantët në Gjadër do kthehen në Itali - mbërrin në Shëngjin anija për t’i marrë

Lajme

"Faleminderit nga populli i Kosovës" - Osmani në Washington dekoron me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë disa nga mbështetësit e Kosovës

Lajme
Letër e hapur e aktivistit shqiptar nga Medvegja për Vuçiqin: Po ju shkruaj si qytetar i dorës së dytë në Serbi

Letër e hapur e aktivistit shqiptar nga Medvegja për Vuçiqin: Po ju shkruaj si qytetar i dorës së dytë në Serbi

Lugina
Burri bashkë me prindërit dhunë ndaj nuses në Gjakovë, arrestohen nga Policia

Burri bashkë me prindërit dhunë ndaj nuses në Gjakovë, arrestohen nga Policia

Kronika e Zezë
Gashi: Jemi të gatshëm menjëherë t'i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por kërkojmë garanci se nuk do të ketë kushte të reja

Gashi: Jemi të gatshëm menjëherë t'i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por kërkojmë garanci se nuk do të ketë kushte të reja

Lajme
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevojshme

Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevojshme

Lajme
Kalo në kategori