LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Klinikën e Neonatoligjisë: Jam aty ku fillon jeta

Osmani në Klinikën e Neonatoligjisë: Jam aty ku fillon jeta

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, vizitën e parë jashtë ambienteve të Kuvendit, në cilësi të kryeparlamentares, e ka realizuar në Klinikën e Neonatologjisë në SHSKUK.

Gjatë qëndrimit në këtë klinikë, kryeparlamentarja Osmani, ka vizituar ambientet e brendshme të klinikës dhe ka takuar pacientët dhe punëtorët shëndetësorë.


Kryetarja Osmani tha se ka dëshiruar që vizitën e parë ta realizojë pikërisht në vendin ku fillon jeta, pra në Klinikën e Neonatologjisë, duke përcjellë kështu një mesazh dhe simbolikë të veçantë, transmeton Telegrafi.

Ajo deklaroi se do të punojë për të bërë të pamundurën që shëndetësia të bëhet prioritet i Qeverisë.

“Falënderoj të gjithë doktorët e infermierët që bëjnë të pamundurën për fëmijët. Kam ardhur në vizitën e parë aty ku fillon jeta, për të treguar se prioritetet dhe realizimi i tyre i takon qeverisë, por ne si Kuvend do të bëjmë të pamundurën që shëndetësia të jetë prioritet”, theksoi kryeparlamentarja Osmani, duke shtuar se në qoftë se nuk ndërtohen politika shëndetësore të mirëfillta, atëherë nuk mund të ketë as shtet.

“Neonatologjia është vendi ku unë i kam lindur dy vajzat. Pasi të fillojë ndërtimi i Klinikës së re, do të ketë kushte më të mira. Edhe sot ka mungesa, por ne duhet të punojmë punojmë që këto kushte të përmirësohen”, theksoi Osmani.

Kryeparlamentarja Osmani foli gjithashtu edhe për Ligjin për pagat, duke shtuar se punëtorët shëndetësorë meritojnë paga më të larta, pavarësisht ligjit. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori