LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Drenas: Me besimin tuaj janë pasuruar keqpërdoruesit dhe klanet e tyre

Osmani në Drenas: Me besimin tuaj janë pasuruar keqpërdoruesit dhe klanet e tyre

Gjatë një tubimi elektoral në Drenas, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, u bëri thirrje banorëve të Drenicës të mos i votojnë më ata që kanë keqpërdorur besimin e tyre për t’u pasuruar për vete dhe klanet e tyre.

“Nuk do të lejojmë që tua marrin votën në Drenicë dhe në emër të Drenicës të keq-qeverisin, të pasurojnë veten dhe klanet e tyre, ndërsa juve t’ua faturojnë fajin. Këtë nuk do ta lejojmë kurrë. Nuk duhet të lejoni që ata të vijnë të marrim votat dhe t’ju stigmatizojmë juve me epitetet që asnjëherë nuk i meritoni. Me votat tuaja nuk do të pasurohet më asnjë keqpërdorues dhe as klanet e tyre. Me qeverisjen e LDK-së do ta pasurojmë shpirtin, besimin dhe krenarinë në shtetin tuaj, sepse ne nuk e keqpërdorim besimin tuaj”, tha Osmani.

Ajo shtoi se Drenica zgjoi vëmendjen e gjithë botës për tmerret me gjenocidin që ushtroi okupatori serb.


“Prandaj kam ardhur që ta lidh besën me banorët e kësaj treve qëndrestare që t’ju zotohem se pas 6 tetorit, Drenica dhe drenicakët do të trajtohen si e meritojnë, e jo vetëm si hambar i votave siç ju kanë trajtuar deri më tani”, tha kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, tha se Drenica është bastion i shqiptarisë dhe nuk është bastion i asnjë partie politike.

“Bastion i luftës së burrave dhe grave të cilët nuk janë ndalur asnjëherë duke luftuar për të drejta dhe për liri. Ju i keni dalë gjithmonë krah Ibrahim Rugovës. Kur ai ka qenë i pambrojtur, Drenica e ka mbrojtur Rugovën”, tha Haziri.

Në trend

Më shumë
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Amerika
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Amerika
Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë

Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë

Liga e Kampionëve
Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar

Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar

Magazina
Kalo në kategori