LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Ditën e Goranëve takoi përfaqësues të këtij komuniteti

Osmani në Ditën e Goranëve takoi përfaqësues të këtij komuniteti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Goranëve ka pritur përfaqësues të këtij komuniteti.

Presidentja Osmani ka uruar komunitetin goran në ditën e tyre, duke i falënderuar për kontributin e tyre për diversitetin kulturor.

Në këtë kontekst, Osmani ka theksuar mbështetjen e saj për fuqizimin e grave të këtij komuniteti në të gjitha nivelet, duke theksuar se problemet me të cilat përballet komuniteti goran janë të njëjta me të qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë theksuar se komuniteti goran ndihet pjesë e shtetit të Kosovës, ndaj kërkuan mbështetjen e institucioneve në mënyrë që të adresohen nevojat e komunitetit për punësim dhe zhvillim. Ata kanë potencuar rolin e rajonit të Gorës edhe në zhvillimin e turizmit në këtë pjesë.

Më tej, ata kërkuan rritjen e kujdesit institucional për komunitetin goran dhe vendbanimet e tyre, në mënyrë që rinia e kësaj ane të mos e braktisë Kosovën.

Përfaqësues të këtij komuniteti kanë shfaqur shpresën se projektet zhvillimore që mbështesin komunitetin do të përkrahen edhe nga institucionet vendore.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori