LAJMI I FUNDIT:

​Osmani mirëpret miratimin e programit Kompakt për Kosovën

​Osmani mirëpret miratimin e programit Kompakt për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Bordi i Drejtorëve të Korporatës Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), miratoi sot Kompaktin me vlerë 236.7 milionë dollarë për Kosovën.

Ajo ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me kryeshefin ekzekutiv të MCC-së, Mahmoud Bah, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për partneritetin.

“Marrëveshja Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh do të ndihmojë Kosovë të ndërtojë një sistem energjie elastik dhe një fuqi punëtore profesionale”, ka shkruar Osmani në Twitter.


MCC miraton marrëveshjen e Kompaktit me vlerë 236.7 milionë dollarë për Kosovën
Lexo po ashtu MCC miraton marrëveshjen e Kompaktit me vlerë 236.7 milionë dollarë për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në mbledhjen e rregullt më 30 qershor 2022 ka aprovuar Projektin Kompakt si dhe ka hapur rrugën për nënshkrimin e finalizimin e proceseve të ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe dekretimin nga presidentja Osmani.

Ky do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë, i cili parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Nga ky financim 200 milionë dollarësh do të vijë në formë granti nga SHBA-ja përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, ndërsa 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së).

Programi do të përfshijë tri projekte rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh), zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori