Deri në mbajtjen e Samitit e dhjetorit, na ndan vetëm një muaj, por në opinionin publik gjithnjë e më shumë po “ngrohen” shpresat se pikërisht në këtë takim Maqedonia do t’i nisë negociatat aderuese. Prej dje shefi i diplomacisë, Bujar Osmani po qëndron në Bruksel, ku sot u takua me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji. Osmani vlerësoi se pas përfundimit të proceseve zgjedhore në Maqedoni dhe Bullgari do të hapet rrugë për zgjidhjen e çështjeve të hapura që kanë shkaktuar bllokadë kur bëhet fjalë për fillimin e negociatave.
“Duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisë së Veriut është çelësi i zhbllokimit për gjithë rajonin, mendoj se përfshirja e të gjithë autorëve në vend, në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje, në drejtim të hapjes së negociatave, do të mbahet mend si kontribut thelbësor, jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në ndërkohë, Kastriot Rexhepi në emisionin e mbrëmshëm “Klik Plus” të TV21 u shpreh i bindur se më 14 dhjetor do t’i startojmë bisedimet me BE.
“Vlerësoj se duhet të ketë interesim më të madh për Ballkanin dhe faktin që njëjtë i nevojitemi njëri-tjetrit. Çdo progres duhet të bazohet në vlera dhe merita. Ballkani është lodhur me pritje dhe shpresa të rrejshme. Nuk duhet të humbet dinjiteti me pritje shumë të gjatë. Përgjegjësia për këtë është te liderët e Ballkanit, por edhe te ata evropianë. Nuk duhet të keqpërdoret e drejta për veto e vendeve anëtare ndaj vendeve që realisht meritojnë progres”, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Dje edhe shefi i diplomacisë evropiane, Zhozef Borell në takimin e ministrave për punë të jashtme, ka theksuar se fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën është kyç për kredibilitetin e BE-së. Në opinion tashmë po rritet shpresa se pikërisht këtë dhjetor do të fillojmë negociatat me BE, posaçërisht pas faktit se proceset zgjedhore në Maqedoni dhe Bullgari kanë përfunduar dhe se ekziston mundësia që të tejkalohen çështjet e hapura që i imponoi Sofja zyrtare.
Por, kreu opozitar, Hristijan Mickoskit, në intervistën e tij të fundit për gazetën e Beogradit “Politika” tha se nuk pret çudira sa i përket zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë dhe hapjes së negociatave. Ballkani është i lodhur nga pritje dhe shpresa të rreme, shton ai./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Do të rikonstruktohen spitali “8 Shtatori” dhe Aeroporti i Ohrit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t’u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ganiu: Kushdo që të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, do të jetë cilësor dhe i duhur për qytetarët

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri