LAJMI I FUNDIT:

Osmani kujton Bajram, Kastriot e Kushtrim Kelmendin: Drejtësia për ta do të mbetet një betim

Osmani kujton Bajram, Kastriot e Kushtrim Kelmendin: Drejtësia për ta do të mbetet një betim
Foto: Arkiv

Në përvjetorin e 26-të të humbjes tragjike të Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ajo theksoi se ata u rrëmbyen dhe u ekzekutuan mizorisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit në orët më të errëta të historisë sonë, një akt barbar që synonte ta dekurajonte luftën e popullit për liri dhe drejtësi.

Osmani theksoi se edhe pse dhuna dhe mizoria nuk e ndalën popullin e Kosovës në përpjekjen e tij për liri, ata e paguan çmimin më të shtrenjtë.


” Sot, ne nuk i kujtojmë vetëm si viktima të një regjimi kriminal, por si simbole të qëndresës, të idealeve për një Kosovë të lirë dhe demokratike. Jeta dhe sakrifica e Bajram Kelmendit është testament i guximit, ndërsa vrasja e tij dhe e djemve është kujtesë e përhershme për borxhin tonë ndaj drejtësisë.,” tha ajo.

Në këtë përvjetor, Osmani riafirmoi përkushtimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për arritjen e drejtësisë për Bajram Kelmendin dhe bijtë e tij.

“Drejtësia për Bajram Kelmendin dhe bijtë e tij nuk do të mbetet vetëm një premtim, por një betim. Brezat që vijnë do të mësojnë për ta jo vetëm si viktima të një mizorie, por si flamurtarë të pathyeshëm të një populli që nuk u dorëzua kurrë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ta”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti

Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti

Kronika e Zezë
Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Lajme
“Do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës” – deklarata emocionuese e betimit të rekrutëve të FSK-së

“Do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës” – deklarata emocionuese e betimit të rekrutëve të FSK-së

Siguri
Kalo në kategori