Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të martën ka vizituar korporatën “Speeex” në Prishtinë ku u njoftua me punën që bëhet në këtë kompani gjigante.
Aty u prit nga kryeshefi ekzkutiv i “Speeex”, Fikret Murati, ku pa nga afër hapësirat nga ku operon korporata.
Osmani me këtë rast theksoi se Kosova ka potencial të madh për investime dhe ligje të favorshme për investitorë.
Ajo deklaroi se “Speeex” ka krijuar me mijëra vende të reja të punës, që sipas saj, kanë pasur ndikim të madh në rritjen ekonomike të Kosovës.
“Kosova vërtet për një kohë të gjatë ka pasur nevojë për shembuj të jashtëzakonshëm dhe inspiruese siç është “Speeex” në Kosovë, një biznes që në radhë të parë ka dhënë shumë kontribut për atdheun, duke parë biznese të cilat kanë pasur suksese në Zvicër dhe janë kthyer në Kosovë. E dyta duke i dhënë shembull rinisë se kur punohet gjatë, normalisht duhet të arrin majat e suksesit dhe e treta duke krijuar vende të reja të punës me mijëra sosh të cilat rrjedhimisht kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm edhe në rritjen ekonomike të Kosovës”, theksoi ajo.
Osmani tha po ashtu se potenciali për investime në Kosovës është i madh, dhe sipas saj, ligjet e aplikueshme sa i përket mbrojtjes së investitorëve janë më të mira sesa në vendet e rajonit.
“Ka qenë kënaqësi e jashtëzakonshme sot të dëgjojmë për sukseset të cilat vërtet frymëzojnë dhe në të njëjtën kohë të shohim se kontributi i të gjithë i atyre nga Zvicra dhe shumë të tjerave në Kosovë nuk po përfundon thjesht me krijimin e vendeve të reja të punës dhe me suksese të jashtëzakonshme por edhe me platformën dhe projektin “Eksplor Kosova” e cila ka për qëllim që t’i bind edhe shumë të tjerë nga Zvicra, Gjermania dhe shtetet e tjera ku kemi mërgata të suksesshme dhe të madhe që të kthehen në atdheun e tyre dhe të kontribuojnë. Në Kosovë potenciali për investime vërtet është i madh, kushtet qoftë ato në kontekst të ligjeve të aplikueshme sa i përket mbrojtjes së investitorëve janë shumë më të mira sesa në vendet e tjera të rajonit. Por, mbi të gjitha nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa dashuria për Kosovën, që kanë dëshmuar shumë të rijnë dhe të reja këtu në “Speeex”, me vetë faktin që secilin që e takuam sot ishin shumë të kënaqur me punën e tyre dhe kontributin e tyre. Me të vërtetë jep inspirim për qytetarët tanë dhe në veçanti për gjeneratat e reja”.
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i “Speeex”, Fikret Murati duke falënderuar presidenten Osmanin për vizitën, u shpreh se potenciali më i madh i Kosovës është rinia. Teksa shtoi se është koha e artë për shoqërinë tonë.
“Faleminderit shumë presidente për vizitën tënde jemi shumë krenar që jeni sot këtu prezent tek ne. Është koha e artë për shoqërinë tonë mendoj që potenciali nuk është shfrytëzuar krejtësisht, kemi shumë potencial të madh sidomos rinia jonë. Kështu që po shpresojmë për vite të mira, po vazhdojmë punën të palodhshme e të ndershme”, theksoi Murati.
“Speeex” është një korporatë globale e përvojës së klientit të kanalit Omni që ofrojnë shërbime të jashtëzakonshme biznesi të shkathët.
“Speeex” ofron trajtim të personalizuar të klientit për bizneset fillestare.
Me kalimin e viteve, kjo kompani ka arritur të shërbej si një partner i besueshëm “outsourcing” për kompanitë në të gjithë spektrin e sektorit duke projektuar dhe ofruar klientë me cilësi të lartë.
Speeex është kompania më e madhe BPO në Republikën e Kosovës me mbi 1500 punonjës në 4 qendrat e tyre shumëgjuhëshe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri