Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për konstituim sa më të shpejtë të Kuvendit dhe formim të qeverisë së re.

Ajo këto komenti i bëri pas homazheve te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, ndërsa theksoi se formimi i institucioneve të reja është një urgjencë.


“Kuvendi të konstituohet urgjentisht, qeveria po ashtu të zgjidhet urgjentisht... Çdo ditë e humbur është ditë e u humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike”, tha ajo, raporton Telegrafi.

E para e shtetit tutje tha se shpreson të gjendet një zgjidhje sa më parë që të jetë e mundur, në përputhje me Kushtetutën. /Telegrafi/