LAJMI I FUNDIT:

Osmani kërkon nga Schallenberg që Austria të mbështes heqjen e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE

Osmani kërkon nga Schallenberg që Austria të mbështes heqjen e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e jashtëm të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg.

Përmes një njoftimi për media u tha se në takim, presidentja Osmani ka diskutuar me ministrin Schallenberg për angazhimin e Kosovës në rrugën evropiane të saj.

“Presidentja ka theksuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, ndaj sipas saj, i takon BE-së që ta mbajë premtimin në raport me popullin e Kosovës. Në këtë kontekst, Osmani ka kërkuar mbështetjen austriake jo vetëm për këtë çështje, por edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.


Gjatë diskutimit për zhvillimet në raport me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, Osmani ka deklaruar se qëndrimi i Kosovës është plotësisht në përputhje me BE-në, SHBA-të dhe të gjitha vendet demokratike.

Kurse për dialogun Kosovë-Serbi, Osmani ka theksuar se ai duhet të përqendrohet në njohjen reciproke.

“Kosova është palë konstruktive në këtë proces dhe rendi kushtetues, sovraniteti dhe kufijtë aktualë janë të panegociueshëm”, ka thënë Osmani.

Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore, në të cilën dy palët shprehën gatishmëri për thellimin e tyre, në fushën e politikës së jashtme, arsimit, shkëmbimit tregtar, si dhe fusha të tjera të interesit reciprok. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori