LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Fuqizimi i grave është domosdoshmëri për Kosovën

​Osmani: Fuqizimi i grave është domosdoshmëri për Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani duke folur për rolin e grave në shoqëri ka thënë se fuqizimi i tyre është një domosdoshmëri për Kosovën.

Kryeparlamentarja në mbrëmjen që KEDS organizoi të enjten mbrëma për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, tha se duhet investuar në barazi dhe fuqizim ekonomik të grave.


“Pjesëmarrja aktiveve e grave në jetën publike dhe fuqizimi ekonomik është e drejtë dhe domosdoshmëri. Është e drejtë se e kemi në kushtetutë dhe ligje tona. Por nuk duhet të lejojmë që ato të mbesin në letër, prandaj duhet t ’shndërrojmë në domosdoshmëri…Përderisa gratë nuk i kemi në tregun e punës Kosova dështon ekonomikisht”, tha ajo.

Krahas kësaj, Osmani tha se gjitha ligjet që vijnë në Kuvendin e Kosovës do të shikohen edhe në aspektin gjinor.

“Secili vendim që vjen në kuvend të shohim edhe prej analizës gjinore, në të gjitha fushatë…Do të angazhohemi për një monitorin të rreptë dhe strikt të këtyre ligjeve, sepse mjaft kemi pasur letra tash duam letra”, tha ajo, njofton KP.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaha tha se gruaja është shtyllë e shoqërisë.

“Në këtë ditë kontributin e grave iu kushtohet rëndësi. Kontributin ato vazhdojnë të japin në shtëpi, punë, shoqëri dhe çdo sferë të jetës. Po çfarë është gruaja, gruaja është shtyllë e shoqërisë”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori i KEDS-it, Alper Erbash duke folur për roli n e grave në kompaninë që ai drejton tha se 50 për qind e pozitave udhëheqëse drejtohen nga gratë.

“50 për qind e pozitave udhëheqëse në KESCO janë gra. Shpresojmë që të njëjtët pozita të kemi edhe KEDS pa kontributin tuaj dhe zellshmërinë në punë, ne nuk do të ishim këtu, çdo sukses vie nga ju, duke fuqizuar gratë fuqizojmë të ardhmen”, tha ai.

Përkrahje dhe fuqizim ndaj grave kërkoi edhe Vlora Nushi nga UNWomen.