Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit të Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se kanë diskutuar lidhur me agjendën ndërkombëtare të Kosovës.
Osmani tha se kanë vendosur që të rifunksionalizohen 55 grupet e miqësisë të Kuvendit të Kosovës me shtetet tjera, shtete që e kanë njohur Kosovën dhe shtete që ende nuk e kanë njohur.
Ajo tha se qëllimi i këtyre grupeve të miqësisë është të ketë një diplomaci parlamentare funksionale dhe të koordinohen me Ministrinë e Punëve të Jashtme në mënyrë që të ketë një qëndrim unik me temat që kanë të bëjnë me politikën e jashtme.
Osmani tha se ndërtimi i politikës së jashtme bëhet nga qeveria në bashkëpunim me kuvendin, pasi në Kuvend bëhet ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kurse konsultimi bëhet edhe me presidentin.
“Në këtë fazë me sfida të jashtëzakonshme në politikën e jashtme… fushatën ilegale të Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës… fushatën tjetër agresive për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare unifikimi në politikën e jashtme është tejet i rëndësishëm”, tha ajo, duke bërë thirrje për unifikim të spektrit politik në tema të tilla.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për pjesëmarrjen në aktivitetin e organizuar nën patronatin e presidentit lidhur me 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, raporton Telegrafi.
“Pjesëmarrja e djeshme ka qenë agjendë shtetërore e koordinuar nga protokolli i shtetit. Asnjë nga ato organizime nuk ka qenë private. Sepse të thuhet se një pritje shtetërore nën pantronatin e presidentit është diçka e tij, është njëjtë sikur të thuhet se seanca solemne e kuvendit ka qenë vetëm e imja dhe t’i thoni deputetëve të opozitës pse shkuat në seancën e Vjosa Osmanit. Pra, seanca ka qenë e kuvendit, pritja ka qenë e presidentit të Republikës”, tha Osmani.
Ajo tha se dallimet me presidentin i ka pasur për çështjen e ndryshimit të kufijve dhe sipas saj, ato dallime akoma qëndrojnë.
“Edhe dje në fjalimin tim e kam potencuar se është obligim i secilit përfaqësues politik ta mbrojë çdo pëllëmbë të Republikës…”, tha ajo.
Osmani ka folur edhe lidhur me pritjen për dekretimin e 12 deputetëve nga presidenti.
“I kemi bërë thirrje sa më shpejtë t’i dekretojë emrat e deputetëve sepse jemi minus 12 deputetë në seancë, kurse KQZ i ka përfunduar procedurat e veta në mënyrë tejet ekspeditive”, tha ajo, duke shtuar se prej 7 shkurtit kërkesa është në tavolinën e presidentit dhe tani që presidenti është kthyer në vend shpreson që kjo çështje të kryhet gjatë ditës.
Kryetarja e Kuvendit ka bërë të ditur se këtë të enjte nuk do të ketë seancë plenare, pasi sipas saj, po presin një sërë materialesh nga qeveria.
“Po presim një sërë materialesh nga qeveria, por procedurat e kalimit nga qeveria në kuvend po marrin kohë pasi çdo gjë duhet të bëhet nga fillimi”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite