LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Familja Jashari ishte i gjithë populli liridashës i Kosovës

Osmani: Familja Jashari ishte i gjithë populli liridashës i Kosovës

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke u mbajtur akademia përkujtimore kushtuar komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila është duke marrë pjesë në akademi ka thënë se Adem Jashari bashkë me familje kanë mbrojtur pragun e shtëpisë, por që shtëpia e tyre reale ishte Kosova.

“Kryengritësi para të cilit përkulemi sot, betejën për liri e nisi pikërisht nga shtëpia e tij. Sulmet e vazhdueshme të familjes Jashari dëshmonin çdo ditë e më shumë synimet gjenocidale te shtetit serb. Adem Jashari bashkë me familje mbrojtën pragun e shtëpisë, por shtëpia e tyre reale ishte Kosova, e familja Jashari ishte i gjithë populli liridashës I Kosovës”, ka thënë Osmani, përcjell Telegrafi.

Osmani ka thënë se të gjithë duhet respektuar ata që kanë rënë për liri.

“Secili duhet të dijë që respekti ndaj atyre që ranë për këtë vend nuk është vetëm obligim, por është traditë. Nderimi më i madh që mund t’ua bëjmë atyre është duke punuar me nder e përgjegjësi për këtë vend – kjo do të jetë përmbushje e amanetit të Adem Jasharit dhe këtë mund ta bëjmë vetëm bashkërisht”, deklaroi ajo.

22-vjetori i Epopesë së UÇK-së, është duke u shënuar me aktivitete të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Biseda e Shabanit me oficerin e BIA-s, Musliu: Neveritëse ta dëgjosh një shqiptar kështu - ndaleni këtë tradhti kombëtare

Biseda e Shabanit me oficerin e BIA-s, Musliu: Neveritëse ta dëgjosh një shqiptar kështu - ndaleni këtë tradhti kombëtare

Lajme
Përgjimi i dytë i të dyshuarit për spiunazh, konfirmohet takimi i Bedri Shabanit me oficerin e BIA-s serbe

Përgjimi i dytë i të dyshuarit për spiunazh, konfirmohet takimi i Bedri Shabanit me oficerin e BIA-s serbe

Drejtësi
Kosova i vendos sanksione shtesë Rusisë, sanksionon edhe Republikën Islamike të Iranit

Kosova i vendos sanksione shtesë Rusisë, sanksionon edhe Republikën Islamike të Iranit

Lajme
Rama: “Shota”, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”

Rama: “Shota”, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”

Lajme
Dëbohet kosovari i cili jetonte në Gjermani nga viti 1989

Dëbohet kosovari i cili jetonte në Gjermani nga viti 1989

Lajme
Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian

Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian

Lajme
Kalo në kategori