LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Emrat e shkollave në Çair janë ndërruar konform rregullave

Osmani: Emrat e shkollave në Çair janë ndërruar konform rregullave

Zv. kryeministri Bujar Osmani i ftuar ne emisionin “Programi 200” në “Alsat” duke folur për kundërshtimin nga ana e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për ndryshimin e dy emrave të shkollave në Çair, ku sipas këtij të fundit këto vendime janë miratuar në kundërshtim më procedurat ligjore, Osmani thotë se këto veprime janë bërë konform të gjitha rregullave. Osmani, madje fton institucionet kompetente të bëjnë verifikimet e tyre nëse ndërrimi i këtyre emrave është bërë apo jo konform ligjeve.

Procedurat për emërimin e dy shkollave në Komunën e Çairit kanë shkuar nëpërmjet kërkesës së prindërve dhe shkollave, te Këshilli i Komunës, të MASH-i dhe pastaj te Regjistri qendror. Kështu ë procedurat janë respektuar, por mendoj se kjo çështje ndoshta për dikë është çështje e interpretimit ligjor, ndërsa për ne është çështje e ndjenjave, e emocioneve dhe nevojës së dy shkollave që është 100 për qind shqiptare”, deklaroi Osmani.

Në pyetjen nëse ish-kryeministri Zoran Zaev duhet të kërkojë falje për kundërshtimin e emrave shqip në dy shkollat e Çairit, Osmani tha se janë institucionet që duhet të bëjnë verifikimet nëse janë respektuar procedurat.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të kompetencave të veta, ka aprovuar ndryshimin e emrave. Bëhet fjalë për dy shkolla në Komunën e Çairit, dy shkolla me 100 për qind nxënës dhe arsimtarë shqiptarë, me prindër shqiptarë të cilët kanë shprehur vullnetin që nëpërmjet Këshillave të prindërve, që të kenë emra konkret shqiptar dhe nuk shoh asgjë problematike. Këto janë edhe informacione që i ka dhënë edhe Komuna, por edhe Ministria e Arsimit”, tha Osmani, ndërsa ka informuar se procedurat për riemërimin e dy shkollave kanë nis që para katër vitesh.

“Kontestimi ka qenë shkolla ‘Rajko Zhinzifov’, pasi kjo shkollë duhej të emërohej me emrin ‘Imri Elezi’, dëshmor i vitit 2001, një mik i imi i shkollës së mesme, ish-nxënës në këtë shkollë dhe tani, në shenjë respekti ndaj tij, prindërit e nxënësve të kësaj shkolle kanë dashur që shkolla ‘Rajko Zhinzifov’ të marrë emrin ‘Imri Elezi’. Unë mendoj se këtë çështje ta shohim pak më gjerë sesa interpretim ligjor, pasi çështja e barabarësisë nuk është vetëm çështje ligjore, por është çështje e mënyrës së të menduarit për të pranuar diversitetin dhe ndryshimet nga të tjerët”, është shprehur Osmani./Telegrafi/