Osmani: Duhet të dërgojmë mesazh që secili prej nesh duhet të angazhohet për të drejtat e njeriut
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mori pjesë në ngjarjen e nivelit të lartë për shënimin e 75 Vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku i prezantoi edhe angazhimet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me të drejtat e njeriut, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në këtë ngjarje të nivelit të lartë, theksojnë nga MPJ, para përfaqësuesve të lartë qeveritarë të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, Osmani theksoi se shënimi i 75 Vjetorit nga miratimi i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së duhet të shërbejë jo vetëm si rikujtim për rëndësinë, veçantinë dhe vlerën e përjetshme të këtij dokumenti, por edhe si një inkurajim shtesë për t’i rritur përpjekjet tona në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Njëherit, Osmani bëri thirrje që të bëhen përpjekje për revitalizimin e vlerave të Deklaratës.
“Duhet të dërgojmë mesazh që secili prej nesh duhet të angazhohet për kauzën fisnike të të drejtave të njeriut”, tha Osmani.
Ministri Osmani i prezantoi 5 angazhimet nacionale për të drejtat e njeriut, për realizimin e të cilave Maqedonia e Veriut punon me përkushtim.
“Rritja e besimit të opinionit në sistemin e qeverisjes duke avancuar transparencën dhe llogaridhënien e Qeverisë, me miratimin dhe zbatimin e një Strategjie të re të Transparencës deri në vitin 2026; Përshpejtimi i transformimit digjital për të përmirësuar më tej shërbimet, të fokusuara te njerëzit dhe shërbime cilësore deri në vitin 2027. Me këtë do të përforcohet qëndrueshmëria ndaj kërcënimeve kibernetike dhe do të punohet për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike; Ballafaqimi me korrupsionin dhe përmirësimin e integritetit në mënyrë sistematike, si dhe përforcimin e koordinimit dhe shkëmbimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve të ndryshme qeveritare, prokurorisë dhe gjyqësorit; Ndryshim transformues në jetën e personave me nevoja të veçanta, përmes politikave dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse, punësim dhe transformim të të gjitha institucioneve; Arritje e reformave të qëndrueshme në drejtësi përmes zbatimit të një Strategjie të re për Reformën në Drejtësi deri në vitin 2027” tha Osmani duke theksuar se synimi ynë është të forcojmë pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin e gjyqësorit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bedri Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
LSDM: Në “Facebook” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri