Osmani dekreton 20 gjyqtarë me mandat fillestar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekretoi sot 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Gjatë ceremonisë së betimit para Osmanit, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri.
“Osmani theksoi se drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror”, citohet ajo në komunikatën e Zyrës së Presidencës.
Ajo shtoi se gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi dhe garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë.
















































