Osmani-Baerbock: Gjermania është mbështetësi ynë më i zëshëm në rrugën tonë europiane
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në seancën e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, sot ka zhvilluar takim dypalësh me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Baerbock, njoftojnë nga MPJ.
Ministri Osmani, thonë nga MPJ, shprehu mirënjohje për mbështetjen e zëshme për procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, të shprehur përmes një sërë hapash si e a.q. “propozimi “gjerman”, baza kryesore politike përmes së cilës u krijua pakoja e sotme europiane për integrimet tona europiane dhe Rezoluta e miratuar në Bundestagun gjerman, me të cilën riafirmohet identiteti dhe gjuha maqedonase në rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.
“Një hap i tillë është një akt tjetër i mbështetjes së Gjermanisë mike për të ardhmen europiane të vendit tonë dhe garanci shtesë për çështjet identitare të Maqedonisë së Veriut, të cilat tashmë janë të njohura nga Bashkimi Europian”, shtoi Ministri Osmani.
Baerbock, theksojnë nga MPJ, dërgoi mesazhe mbështetjeje për procesin e integrimit europian të vendit tonë dhe mirënjohje për progresin e arritur në përmbushjen e kornizës negociuese. Ajo vlerësoi se me hapjen e kapitujve, pozicioni ynë ndaj BE-së po forcohet, duke siguruar njëkohësisht se mbështetja gjermane për rrugën tonë europiane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nga atje shtojnë se dy ministrat shprehën kënaqësinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve mike, të cilat këtë vit shënojnë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe siguruan se në të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për avancimin e partneritetit mes tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë