LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Asociacionin e bënë bashkë Thaçi e Mustafa, presidenti ta dijë që ka njerëz që kurdo e kudo e mposhtin me vota

Osmani: Asociacionin e bënë bashkë Thaçi e Mustafa, presidenti ta dijë që ka njerëz që kurdo e kudo e mposhtin me vota

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Osmanit, fajtor për marrëveshjen e Asociacionit janë presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ajo e quan gabim shumë të madh që në vitin 2015 deputetët e LDK-së e votuan këtë marrëveshje në Kuvend.

“Në vitin 2013 kur Thaçi e nënshkroi marrëveshjen e cila u ratifikua në Kuvend, ai kurrë nuk do të mund ti bënte 2/3 që duheshin për ratifikim sikur LDK-ja mos t’i ndihmonte. Unë atëherë kam qenë e vetmja nga LDK-ja që kam votuar kundër, dhe sikur edhe të tjerët ta besonin vlerësimin që pe japin tash pas shtatë vitesh se ka qenë e dëmshme ajo marrëveshje e nënshkruar nga Thaçi atëherë Thaçi kurrë nuk do të arrinte ta bënte atë marrëveshje të obligueshme sepse nuk do t’i merrte votat për ratifikim. Ka qenë gabim i madh që deputetët e LDK-së në atë kohë e kanë përkrahur një marrëveshje të tillë”, u shpreh Osmani.


Osmani shtoi se Thaçi e Mustafa kanë qenë bashkë atëherë dhe vazhdojnë të jenë bashkë edhe sot.

“Në vitin 2013 bashkë, 2015 bashkë edhe 2020 bashkë janë, po flas për z.Thaçi në veçanti ai e dinë shumë që kanë e qenë bashkë atëherë janë bashkë tash, kanë qenë bashkë në këto nënshkrime që i kanë ndërmarrë. E në anën tjetër del e akuzon familjen time e quan tradhtare”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës në Telegrafi.com

Ajo madje pati edhe një porosi për presidentin Thaçi, duke thënë se ka njerëz që e kanë mundur edhe mund ta mundin me vota.

“Thaçi, duhet ta dijë një gjë shumë mirë që ka njerëz në Kosovë që e kanë mundur dhe e mundin me vota kurdo që don ai me dalë në zgjedhje. Janë dy njerëz, i ndjeri Rugova dhe pastaj në zgjedhjet e fundit Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja shtoi se ka edhe njerëz të atillë që mposhtjen e Thaçit e shohin përmes Gjykatës Speciale.

“Po ka njerëz që mendojnë që pavarësisht që shtiren si bashkëpunëtorë të tij që e mendojnë që me e mposhtë vetëm tu e pa tu e marr Gjykata Speciale. Pra ai duhet me ditë këtë punë që ata që i akuzon për tradhti nuk gëzohen nëse ka ndonjë vendim të Gjykatës Speciale sepse kurdo e kudo e kemi lanë dhe e lajmë mbrapa me vota. Duhet me pas kujdes me deklaratat e tij se kënd e akuzon”, u shpreh Osmani.

Osmani shtoi se vijat e kuqe për Asociacionin i ka sqaruar Gjykata Kushtetuese, dhe se nuk kemi as çka shpikim vija të reja të kuqe as të gjelbrat e as ndonjë ngjyrë tjetër.

“Asociacioni ka qenë i dëmshëm si ide në vitin 2013, ka qenë i dëmshëm si ide dhe në vitin 2015, por fati është që vendimi i Gjykatës Kushtetuese eliminon çdo mundësi që ky trup të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk mundet me qenë edhe marrëveshja e vitit 2015 dhe Kushtetua e Kosovës, sepse Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë marrëveshje. Nëse Hoti nuk e kupton këtë gjë kaq bazike nuk duhet të niset kurrë më për në Bruksel”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja shtoi se sot kemi dy çështje në tavolinën e dialogut sepse jemi përfaqësuar nga liderë të cilët e kanë negociuar fatin e Kosovës mbi tavolinë e fatin e lëkurën e tyre individuale nën tavolinë.

Sipas saj, dialogu me Serbinë ka devijuar dhe se është koha e duhur që Kosova tashmë të ketë kërkesa në tavolinë.

“Dialogu komplet ka dalë nga rruga, është në rrugë të gabueshme. Në vend se Kosova e Serbia të marrin shpërblime ose siç i quajnë diplomatët karrota nga BE-ja për konsensionet që bëhen, ata kërkojnë që shpërblimi për Serbinë të jepet prej brenda Kosovës. Kur e sheh që rruga është gabim nuk e vazhdon atë rrugë të gabuar, kthehesh mbrapa i merr mësimet dhe vazhdon një rrugë të drejtë. Tash Kosova nuk duhet me vazhdua një rrugë të gabuar të ndërtuar nga Thaçi and CO të cilën sot po e vazhdon Avdullah Hoti me një besnikëri më të madhe sesa që do ta vazhdonin edhe vetë njerëzit e PDK-së. Kosova duhet të ketë kërkesa në tavolinë, kjo është rruga e drejtë”, deklaroi Osmani.

Duke komentuar deklaratat se ajo e Kurti nuk kishin guxim për shtyrjen temave në dialog, Osmani thotë se kjo është një nga gjërat më qesharake që ka dëgjuar.

“Si nuk kemi pasur guxim, pse mbrojtja e qëndrimeve të shtetit tënd, mbrojtja e interesave të popullit tënd pse qenka mungesë guximi, është guxim intelektual me mbrojte popullin tënd me kërkua drejtësi. Ata që nuk kërkojnë sot drejtësi në emër të popullit të vet janë qyqarë, atyre ju mungon guximi. Ata lodhën vetëm për një fotografi nuk lodhen çka ka të shkruar në letër. Nuk mund të më flasin mua për guxim njerëzit që kërcejnë përpjetë vetëm me një lëvizje të vetullave”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori

Më të lexuarat

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.