LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Askush nuk ka kërkuar që mos të zbatohet rregullorja e BQK-së

Osmani: Askush nuk ka kërkuar që mos të zbatohet rregullorja e BQK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ajo ka thënë se Kosova nuk ik nga obligimet dhe se zbaton marrëveshjet e arritura, transmeton Telegrafi.

“Ne duhet t’i bindim partnerët tanë se nuk ikim nga obligimet tona, kur marrim përsipër diçka e zbatojmë, kurse ajo çfarë bën Serbia është krejtësisht e kundërta, pajtohet për marrëveshje, pastaj pas 24 orëve tregojnë se nuk do t’i zbatojnë. Presioni duhet të jetë në Beograd”, theksoi presidentja.


Edhe aleatët edhe Kushtetuta, Osmani: Nuk mundet Kosova të ketë asnjë sukses pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e partnerëve
Lexo po ashtu Edhe aleatët edhe Kushtetuta, Osmani: Nuk mundet Kosova të ketë asnjë sukses pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e partnerëve

Kurse, sa i përket rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, Osmani tha se askush nuk po kërkon që ajo rregullore të mos zbatohet.

“Kjo çështja e dinarit nuk është çështje dinarit fare sepse askush nga aleatët tanë nuk është duke kërkuar që të zbatohet dinari ta them këtë qartë. Askush nuk ka kërkuar që të mos zbatohet rregullorja e BQK apo të shfuqizohet ajo, e tëra që po kërkohet që të ndërtohet një plan tranzicioni që i merr parasysh nevojat e qytetareve të rëndom, të rinj e të moshuar, që marrin edhe ndihmë financiare nga Serbia nëpërmjet pensioneve. Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, në fakt nuk është dashur të bëhet çështje fare se nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatët tanë fare”

Presidentja Osmani gjithashtu bëri të ditur se sot do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, duke shtuar se qytetarët duhet të ndihen të qetë dhe të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori