LAJMI I FUNDIT:

Osmani – Al Saud: Ekzistojnë mundësi për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në mes Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite

Osmani – Al Saud: Ekzistojnë mundësi për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në mes Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, princin Faisal bin Farhan Al Saud.

Siç njoftojnë nga MPJ, në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, duke iu referuar në mënyrë të veçantë bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve tregtare.


“Njëherit, Osmani, falënderoi për evakuimin e fundit nga Sudani të katër shtetasve të Maqedonisë së Veriut, si shenjë solidariteti dhe konfirmimi të miqësisë ndërmjet dy vendeve. Bashkëbiseduesit folën edhe për situatën në Lindjen e Afërt, me ç’rast Osmani përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të Arabisë Saudite në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për situatën në Jemen”.

“Njëkohësisht, u shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në nivel multilateral, si dhe për çështje dhe situata aktuale të politikës së jashtme. Në nëntor të vitit të kaluar, Osmani realizoi vizitën e tij të parë zyrtare në Arabinë Saudite, ku theksi u vendos në kushtet e volitshme që i ofron vendi për investitorët e huaj”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori