LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takime me ministrat e Armenisë dhe Azerbajxhanit: Përdorimi i forcës për të zgjidhur mosmarrëveshjet është i papranueshëm

Osmani në takime me ministrat e Armenisë dhe Azerbajxhanit: Përdorimi i forcës për të zgjidhur mosmarrëveshjet është i papranueshëm

Kryetari i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani zhvilluan takime të veçanta me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Në takim ai shprehu shqetësimin e tij të thellë për operacionet e sotme ushtarake në rajon, si dhe për rrezikun dhe ndikimin në popullatën civile të prekur. Duke bërë thirrje për de-përshkallëzimi e menjëhershëm, ai shprehu sërish shqetësimin për pasojat e rënda për njerëzit, veçanërisht grupet pambrojturit.

“Aktet humane duhet të mbizotërojnë, dhe nevojat humanitare të popullatës lokale duhet të mundësohet” tha Osmani në takim.


Kryetari theksoi se përdorimi i forcës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është plotësisht dhe gjithmonë i papranueshëm dhe se dialogu i qëndrueshëm, konstruktiv në mirëbesim është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.

Ai përsëriti gatishmërinë e tij për angazhim personal dhe aktiv dhe theksoi se OSBE-ja si organizatë është e gatshme të ndihmojë Armeninë dhe Azerbajxhanin në rrugën drejt paqes.

“OSBE ka përvojën, ekspertizën dhe mjetet e nevojshme për të lehtësuar dialogun dhe ndërtimin e besimit dhe zbatimin e marrëveshjeve përkatëse”, tha Osmani në takimet e veçanta me ministrat e jashtëm armen dhe Azerbajxhan Mirzojan dhe Bajramov.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori