Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka përshëndetur takimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksanër Lumezi.
Ambasadori Jan Brathu përmes një letre publike e ka cilësuar si një arritje të rëndësishme dakordimin mes palëve që Zyra e Kryeprokurorit të nxjerrë vendimin përmes së cilit do të caktojë një prokuror në rolin e koordinatorit si dhe caktimin e nga një prokurori në prokuroritë themelore për rastet e gazetarëve.
“Ambasadori Brathu e cilëson këtë vendim si një arritje në krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
“Kryesuesi i OSBE-së në Kosovë, Ambasador Jan Brathu, e mirëpret vendimin zyrtar të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi që të emëroj një prokuror nga zyra e tij në pozitën e koordinatorit për të gjitha rastet e dhunës dhe veprave kriminale ndaj gazetarëve. Vendimi që hynë në fuqi sot, po ashtu obligon Drejtuesit e Prokurorive Themelore që të emërojnë nga një prokuror që do të merret me rastet kur gazetarët janë viktima”, thuhet në letrën e Ambasadorit Brathu.
Ambasadori Brathu poashtu e vlerëson rritjen e bashkëpunimit mes AGK-së dhe Prokurorisë si institucion.
“Misioni i OSBE-së uron Zyrën e Kryeprokurorit si dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për këtë vendim të rëndësishëm i cili në mënyrë drastike do të rrisë mbrojtjen e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në letrën e Misionit të OSBE-së.
Në njoftim thuhet se AGK mbetet e përkushtuar në krijimin e bashkëpunimit me të mirë me të gjitha institucionet e drejtësisë, gjithmonë duke synuar përmirësimin e situatës për ushtrimin e profesionit të gazetarit në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?