LAJMI I FUNDIT:

OSBE/ODIHR referendumin në Maqedoni do ta ndjek me 270 vëzhgues

OSBE/ODIHR referendumin në Maqedoni do ta ndjek me 270 vëzhgues

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrv, sot ka realizuar takim me ambasadorin Jan Petersen, i cili është shefi i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, ndërsa kanë biseduar për organizimin e referendumin më 30 shtator.

Ambasadori Petersen në takim ka përcjellë informatat dhe aktivitetet që OSBE/ODIHR do të ndërmerr gjatë referendumit, duke thënë se procesin e votimit do ta ndjekin me rreth 270 vëzhgues, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndërsa Nikolla Dimitrov ka theksuar rëndësinë e procesit për referendumin, duke shtuar se qytetarët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.

OSBE/ODIHR sot pritet të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do të informojnë për vëzhgimin e procesit të referendumit./Telegrafi/