LAJMI I FUNDIT:

​OSBE: Gjykatat të sigurojnë drejtësi në dënimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje

​OSBE: Gjykatat të sigurojnë drejtësi në dënimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje

Misioni i OSBE-së sot publikoi raportin më të fundit, të fokusuar mbi praktikat e dënimit në rastet që kanë të bëjnë me armëmbajtje pa leje. Raporti analizon të dhënat e mbledhura nga dhjetori 2020 deri në gusht 2023, si dhe vlerëson praktikat ndëshkuese të gjykatave lidhur me respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë dhe ato ndërkombëtare, me fokus te dënimet e drejta dhe konsistente.

Analiza vë në dukje dy mangësi kryesore në lidhje me praktikat e dënimit në rastet e armëmbajtjes pa leje: vlerësimi joadekuat i rrethanave rënduese dhe lehtësuese; si dhe mungesa e konsistencës në aktgjykimet dënuese.


Në afro 25 për qind të rasteve të monitoruara, gjykatat në mënyrë të parregullt i kanë shqyrtuar si rënduese faktorë të përgjithshëm dhe rrethana jo individuale. Këtu përfshihet edhe mbajtja e paautorizuar e armëve që referohet si “lloj i veprës penale të kohëve të fundit” apo “më të shpeshta në Kosovë”.

Për më tepër, korniza ligjore e Kosovës nuk bën dallimin domethënës midis llojeve të armës si dhe shkallëve të rrezikshmërisë, gjë që çon në dallime të thella tek aktgjykimet dënuese nëpër gjykatat e Kosovës. Rrjedhimisht, 31 nga 33 raste rezultuan me gjoba me shuma të ngjashme (400 euro si më e shpeshta) për rastet që bënin fjalë për armë të ndryshme, që shkonin nga spreji lotsjellës e deri tek armët e zjarrit gjysmë automatike, të cilat paraqesin rrezikshmëri e seriozitet krejt tjetër.

“Në peshimin e dënimit, gjyqtarët kanë për detyrë të ruajnë konsistencën dhe drejtësinë e dënimeve, duke siguruar që dënimi të pasqyrojë rrethanat e rastit në fjalë. Ky është çelësi për një sistem drejtësie të drejtë dhe të paanshëm”, tha Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Raporti përfundon me rekomandimet që i drejtohen palëve kryesore në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke përfshirë trajnimet e përgatitura enkas për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe ndryshimet në kornizën legjislative dhe udhëzues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori