Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi po arrin që çdo ditë e më shumë të depërtoj në arenën ndërkombëtare.

E njohur për fizikun e saj të kompletuar dhe teje tërheqëse, Oriola krahas markave vendore prej kohësh është bërë imazhe edhe i atyre botërore.


Se fundmi modelja ka qenë e pranishme në eventin “amfAR” që u mbajt të mërkurën (7 shtator) në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia dhe morën pjesë emra më të njohur të artit, muzikës dhe botës së modës.

Screenshot 13 3

Modelja 26-vjeçare ka mahnitur gjatë parakalimit në tapetin e kuq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë gri me dekolte dhe shpinë të hapur.

Fustani elegant dhe me shkëlqim karakterizohej nga mëngët e gjata, kapele dhe pjesë të gjata lëshuar në fund të këmbëve.

gettyimages 1421693727  1

Oriola dukej gjithë vetëbesim dhe tejet joshëse teksa pozonte para një numri të madhe fotografësh.

“AmfAR, faleminderit që më bëtë pjesë tuaj, u ndjeva e mirëpritur”, ka shkruar Oriola në videon që ka ndarë edhe me fansat në Instagram.

gettyimages 1421693771  1

Ndryshe, modelja aktualisht është pjesë e brenditë ndërkombëtar të veshjeve “Guess” me të cilët ka realizuar kampanjë të shumta që po promovohen në vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/