Nga data 19 deri më 21 tetor 2018, me nisje nga Deçani, është organizuar udhëtimi familjarizues përgjatë rajonit ndërkufitar Shqipëri - Kosovë, në atë që njihet si shtigjet e ecjes "Via Dinarica".

99 vuia


 

Në këtë udhëtim familjarizues kanë marrë pjesë 5 përfaqësues të klubeve bjeshkatare nga Shqipëria dhe 5 përfaqësues të klubeve bjeshkatare nga Kosova, nën udhëheqjen e Fondi për Zhvillim Komunitar dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

1 via

Qëllimi i këtij udhëtimi ka qenë që të lidhë Kosovën me Shqipërinë përmes një ofertë turistike të re, e njohur si shtegu i ecjes, që është duke u implementuar në kuadër të brendit të përbashkët "Via Dinarica", e cila do të kontribuojë në valorizimin turistik të zonave malore ndërkufitare Shqipëri – Kosovë, e të cilat lidhen në mes vete, nga ana e Kosovës, përmes Qafës së Sylbicës (Rajoni i Bjeshkëve të Gjeravicës) - Zaplakë (Rajoni i Bjeshkëve të Rasës së Zogut), dhe nga ana e Shqipërisë përmes Padeshit - Gegajt - Morinës dhe Bajram Currit.

dinaa

Më tutje ky shteg lidhet edhe me Rugovën (Komuna e Pejës) dhe me Malin e Zi.

Gjatë ditës se parë të udhëtimit familjarizues është realizuar ecja nga Gryka e Decanit, Bjeshkët e Junikut deri në Pllaqicë të Deçanit – Liqeni i Zemëres, në gjatësi deri 28 km. Shtegu është i projektuar në kuadër të projektit "zgjerimi i 'Via Dinarica' në rajonin ndërkufitar Shqipëri - Kosovë".

12 viaa

Gjatë ecjes janë bërë xhirime dhe fotografi të peisazheve të bukura, të natyrës, liqenit dhe atraksioneve të tjera natyrore dhe kulturore.

Në ditën e dytë të udhëtimit familjarizues, nisja është bërë nga Gropa e Erenikut, duke vazhduar deri tek Qafa e Sylbicës dhe Rrasa e Zogit. Në këtë rrugëtim janë bërë xhirime dhe fotografi të peisazheve të bukura, të natyrës dhe atraksioneve të tjera natyrore dhe kulturore.

8 viaa

Gjatë ditës së tretë të këtij itinerari janë vizituar vendet e trashëgimisë kulturore në Junik, siç është kulla e qytetit të Junikut ’’Ramë Zymberi’, muzeu, si dhe teqja (vendi i shenjtë) në këtë komunë.

natyra via 1

Njëkohësisht gjatë këtij udhëtimi është promovuar ushqimi tradicional me prodhime vendore në Kullen e ’’Ramë Zymberit’’, e cila njëherit ka shënuar edhe ditën e fundit të këtij aktiviteti.

11 via

Udhëtimi familjarizues “Via Dinarica” implementohet në kuadër të projektit ndërkufitar "Zgjerimi i Via DinaricA në Rajonin nderkufitar Shqipëri-Kosovë".

Vlera e përgjithshme e projektit është 444 mijë e 684 euro, ku nga kjo shumë prej 377 mijë e 981 euro janë financuar nga Bashkimi Evropian (BE), apo 85 për qind e vlerës së përgjithshme të projektit në rajonin ndërkufitar Shqipëri - Kosovë.

666 1

Zbatimi i projektit filloi më 15 mars 2018 dhe do të zgjasë 24 muaj.

Ne mes tjerash, zbatimi i projektit ''Zgjerimi i 'Via Dinarika' në rajonin ndër-kufitar 'Shqipëri – Kosovë”, ka për qëllim të forcojë vetëdijen për përfitimet ekonomike, mjedisore dhe sociale të këtij shtegu, si dhe rritjen e atraktiviteteve dhe konkurrencën e ofertës turistike të zonës ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim të tërheqjes së vizitorëve nga tregjet vendore, ndërkombëtare dhe rajonale, veçanërisht në zonat malore dhe zonat ndërkufitare.

via 4

Për informata shtesë, mund ta kontaktoni Gramen Taraku, menaxher i projektit, në adresën e mëposhtme: gramen.taraku@kcdf.org dhe telefon: +377 (0) 44 219-408. /Telegrafi/