LAJMI I FUNDIT:

Organizohet shëtitja “Përpara rozë “- kundër kancerit në gji në Shkup,

Organizohet shëtitja “Përpara rozë “- kundër kancerit në gji në Shkup,

Për nder të të gjitha grave të cilat kanë kancer në gji, të atyre që janë shëruar, por edhe të atyre që e kanë humbur betejën, sot, me moton “Përpara rozë-bëni hapa kundër kancerit në gji” u mbajt shëtitje në sheshin “Maqedonia”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shëtitja është në organizim të Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re” me çka filloi fushata tremujore kundër kësaj sëmundje.

Me këtë shëtitje, siç thonë nga “Borka”, dëshirojnë t’u japin mbështetje personave të prekur nga kanceri në gji dhe familjeve të tyre dhe t’i inkurajojnë se nuk janë vetëm dhe t’u japin ndihmë të gjithë atyre të cilëve u nevojitet.


Partner i këtij aktiviteti është ambasada e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në të të pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe bashkëshortja e tij Kejpi, siç theksuan në shenjë mbështetje për luftë kundër kësaj sëmundje.

Aktivitetit senzibilizues i është bashkuar edhe kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiu i shoqëruar nga familja e tij si dhe kandidati i Aleancës për Shqiptarët për komunën e Gostivarit, Arben Taravari.

Në Maqedoni vitin e kaluar janë zbuluar 1.200 raste të reja të të prekurve nga kanceri në gji, ose mesatarisht katër gra në ditë. Në 15 vitet e fundit, mortaliteti prej sëmundjeve kancerogjene në Maqedoni është rritur për nëntë për qind dhe Maqedonia është një prej vendeve të rralla në Evropë, ku vdekshmëria nga kanceri është në rritje. Sipas numrit të rasteve të vdekjes, Maqedonia është në pozitën e tretë në Evropë.

Nga “Borka” informojnë se kanë mbajtur takim me përfaqësuesit e Qeverisë dhe kanë marrë përgjigje pozitive dhe mbështetje për zbatimin e Strategjisë nacionale për kontrollin e kancerit e cila do të fillojë në vitin 2018./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori