LAJMI I FUNDIT:

Organizohet Konventa e dytë për menaxherët e shitjes, “Suksesi është qëllimi yt”

Organizohet Konventa e dytë për menaxherët e shitjes, “Suksesi është qëllimi yt”

Denis Gafuri Sales Training, solli për herën e dytë në Kosovë, Konventën e II-të për menaxherët e shitjes, “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”.

Gjatë këtij organizimi madhështor, të ftuarit në panele ndanë me mbi 500 të pranishëm eksperiencat e tyre dhe hapat që kanë ndjekur drejt arritjes së suksesit.

Në këtë konventë, tashmë tradicionale, folës ishin: Denis Gafuri, Shaip Bytyqi, Alketa Vejsiu, Ermal Mamaqi, Ardian Hoxha, Diola Dosti, Fatmir Zymberi, Tamer Ibrahimi, Eglent Bici, Arjodita Mustali, Jordan Berginc dhe Bruno Augustoni.

Ndërsa përveç përfaqësuesve të bizneseve, të ftuar ishin edhe partner vendor dhe ndërkombëtar e fytyra të tjera publike.