LAJMI I FUNDIT:

Organizohet konferencë për vetërregullimin mediatik në Maqedoni

Organizohet konferencë për vetërregullimin mediatik në Maqedoni

Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) organizon konferencën “Vetërregullimi mediatik dhe sfidat etike në media” e cila do të mbahet sot, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë konferencë, të pranishëmve do t’u drejtohen edhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuell Zhbogar dhe Shefi i Misionit të OSBE-së, Nina Suomalainen.


Konferenca organizohet me ndihmën e grantit të ndarë përmes projektit “#ReForMedia – avancimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve për zbatimin e reformave në sferën mediatike”, të cilin e zbatojnë Instituti Maqedonas për Media dhe Instituti i Paqes në Lubjanë, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Aktiviteti fillon në ora 11:00 në Holiday Inn./Telegrafi/