LAJMI I FUNDIT:

Organizohet konferenca më e madhe për profesionist administrativë “The Executive Assistant Masterclass 2015”

Organizohet konferenca më e madhe për profesionist administrativë “The Executive Assistant Masterclass 2015”

Profesioni i asistentes administrative është ndër profesionet më sfiduese në dinamikën e mjedisit biznesorë. Për këtë arsye edhe është krijuar program intensivë një ditorë i quajtur “The Executive Assistant Masterclass 2015” me folësen Laura Belgrado që do ta përshpejtojë performancën tuaj në punët administrative. Duke u fokusuar në komunikim, negocim, marrje të vendimeve dhe balancë në punë dhe shtëpi. Të gjithë përbërësit për të arritur potencialin tuaj të plotë si asistent në biznes.

p3

Trendet evropiane dhe amerikane të menaxhimit të avancuar profesional janë bërë pjesë e kulturës ballkanike. Çdo herë e më shumë biznesmen nga Kosova po marrin pjesë në konferencat biznesore të mbajtura në Shkup, për të diskutuar trendet ekonomike në biznes dhe tregti.

Eventi më i ri biznesorë regjional këtë vit do të mbahet në Bushi Resort & Spa 5* në Shkup më datë 16 prill, me ç’rast një nga ekspertët më të njohur evropian Laura Belgrado, menaxhere e njohur ne Evrope dhe Emirate te Bashkuara Arabe do të përformojë në konferencën biznesore “The Executive Assistant Masterclass 2015”, dedikuar për asistentet dhe menaxheret administrative më të suksesshëm në rajon.

p2

Kjo ngjarje është ngjarja me ekskluzive e këtij viti për: Asistentet Ekzekutiv, Menaxhere, Asistent dhe Menaxher Administrative, Asistent personal dhe Ndihmës Ekzekutiv, Koordinatore Ekzekutiv, Asistent dhe Menaxher të Projekteve.

Kjo ngjarje do të jetë e veçantë dhe edukative si dhe me mundësi të rritjes së rrjetëzimit që do t’i përgatisë menaxherët për fillim të suksesshëm të vitit 2015 dhe do t’i përgjigjet sfidave më të mëdha biznesorë me të cilat ata do të ballafaqohen që në fillim të vitit 2015 siç janë: Cili është roli I ri i asistentit ekzekutiv dhe personelit administrative përgjatë vitit 2015; zotërimi i negocimit dhe aftësive komunikuese ne korporata; mjete te reja bashkëkohore për te ngritur produktivitetin; arritja e balancimit në jetë për avancimin maksimal të karrierës.

p1

Lajmi i mirë është që aplikimi për pjesëmarrje është ende i hapur dhe përfaqësuesit të komunitetit të biznesit nga Kosova janë të mirëseardhur nga organizatorët. Për më shumë informacion ju mund të vizitoni http://biznisseminari.com/masterclass si dhe për rezervim mund të kontaktoni info@biznisseminari.com apo +389 (0)2 5201 832.

Artikull i sponsorizuar