Organizim i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm, dhjetë persona arrestohen në Gjakovë – sekuestrohen para

Sektori Rajonal i Hetimeve-Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për luftimin e aktiviteteve të paligjshme, ka realizuar me sukses një operacion policor në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Pas pranimit të informatave të besueshme për organizimin e bixhozit të paligjshëm në një objekt banesor në qytetin e Gjakovës, Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ekzekutuar urdhër-kontrollin në dy lokacione të dyshuara.
Gjatë këtij operacioni, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Tre aparate të lojërave të fatit (APEX),
Rreth 6 mijë euro dhe disa qindra të tjera në valuta të ndryshme të vendeve të tjera,
“Qipa të pokerit” dhe letra bixhozi si dhe
Një pistoletë me një karikator.
Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar 10 persona të dyshuar (meshkuj të moshës madhore), të cilët, pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa rasti po hetohet në drejtim të veprave penale: “Organizimi i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet një person në Kavadar, ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

Ramadani: Kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben Qeverisë izoluese të Kurtit

Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet

"Dhurata më prekëse e jetës sime", shalli i ish-presidentit Rugova i dhurohet Sali Berishës

Dhimbjet e kyçeve, thembrave, artriti e fibromialgjia – doktor Besim Demolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” flet për sëmundjet reumatizmale

Vrasja në Stanovc të Vushtrrisë – gjithçka që dihet deri tani

Aksident mes tri veturave në Zajm të Klinës, lëndohen tre persona

Kur nis periudha e menopauzës, gjinekologu Memli Morina tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë

Rritje alarmante e vrasjeve të grave në Kosovë, 59 viktima në 15 vjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë