LAJMI I FUNDIT:

Organizatat e shoqërisë civile kundërshtojnë shkarkimin e Kryetares së KQZ-së

Organizatat e shoqërisë civile kundërshtojnë shkarkimin e Kryetares së KQZ-së

Organizatat e shoqërisë civile, kundërshtojmë vendimin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

“Ky vendim konsiderojmë se është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”, thuhet në komunikatën e disa organizatave të shoqërisë civile.

“Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote”.


Organizatat e shoqërisë civile thonë se puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga raportet vendore dhe ato ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve.

“Gjithashtu, marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e atyre zgjedhjeve”, thuhet më tej në komunikatën e nënshkruar nga organizatat Demokracia për Zhvillim (D4D), Demokracia Plus (D+), INDEP, INPO, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Lëvizja FOL, Organizata Nënë Tereza, Organizata Çohu dhe Syri i Vizionit.

Kujtojmë, presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së Valdete Daka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije

Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije

Lajme

"Mish, gullash, turshi e lëng", ky është ushqimi që iu shërbye ushtarëve të FSK-së në Prishtinë

Lajme
Kurti për Bloomberg: Për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv

Kurti për Bloomberg: Për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv

Lajme
Afera me rezervat shtetërore, Ridvan Muharremi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Afera me rezervat shtetërore, Ridvan Muharremi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Lajme
Vdekja e të riut në Elbasan pas tre muajsh në gjendje të rëndë, fqinjët të tronditur: I pafajshëm

Vdekja e të riut në Elbasan pas tre muajsh në gjendje të rëndë, fqinjët të tronditur: I pafajshëm

Lajme
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së

“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së

Lajme
Kalo në kategori