Organizata “Prosperiteti” synon që përmes projekteve mediale të ngrisë vetëdijen e komuniteteve jo-shumicë

Mediat të cilat janë të dedikuara e që funksionojnë me një staf që u përket komuniteteve jo-shumicë në vendin tonë janë të pakta.
Por në Komunën e Gjakovës, që nga viti 2006, është themeluar organizata “Prosperiteti” , organizatë kjo e cila përmes një grupi të të rinjve të komuniteteve jo-shumicë e që funksionojnë në baza vullnetare, mundohen që të ngrisin vetëdijen për shumë çështje me të cilat ballafaqohen komunitetet jo-shumicë.
Lendrit Qeli, drejtor ekzekutiv i Organizatës “Prosperiteti”, në një intervistë për Telegrafin, foli më shumë rreth organizatës së tyre, dhe punës që bëhet në këtë organizatë.
“Organizata ‘Prosperiteti’ është themeluar në vitin 2006, edhe ka për qëllim sensibilizimin dhe vetëdijesimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian. Duke e marr parasysh që ne funksionojmë në bazë të një grupi të vullnetarëve të Komunës së Gjakovës, e që kryesisht këta të rijnë vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, ne kemi bërë përpjekje të vazhdueshme që të dhe se bashku me ta kemi bërë përpjekje që të shërbejmë në komunitet dhe ta ngrisim vetëdijen tek ta në shumë çështje jetike me të cilat ata ballafaqohen.”, tha fillimisht Qeli.
“Që nga viti 2006 e deri në këtë periudhë kemi menduar që të punojmë në dy fusha, fusha e parë ka qenë kultura, ku përmes shfaqjeve të ndryshme, ku përmes eventeve të ndryshme kulturo-artistike, jemi mundu fillimisht me e promovu identitetin dhe kulturën e tri komuniteteve, dhe më pas të vazhdojmë që përmes kulturës të transmetojmë edhe emisione të tjera, qoftë mediale, qoftë edhe të karakterit vetëdijesues, që ta ngrisim vetëdijen tek komunitetet. Pra ky gërshetim i mediave dhe kulturës ka bërë që sot të jemi aktiv pothuajse për rreth 18 vite.”, tha ndër të tjera Qeli.
Intervistën e plotë me Lendrit Qeli, drejtor ekzekutiv i organizatës “Prosperiteti”, mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania