LAJMI I FUNDIT:

ORA E HUMBUR

ORA E HUMBUR
Ilustrim

Rrëfenjë franceze

Përktheu: Bajram Karabolli


Një plak e takon një i ri dhe e pyet:

– A më mbani mend, profesor?

– Jo, bir, nuk më kujtohesh. Kush je ti dhe ç’punë bën?

– Kam qenë nxënësi juaj. Tani jam mësues.

– Ah, mësues siç kam qenë unë, sa mirë! Po pse zgjodhët këtë profesion?

– Ja, po jua tregoj: Një ditë shoku im i bankës na tregoi një orë xhepi që dikush ia kishte dhënë dhuratë. Ishte një orë aq e bukur sa më mori sytë dhe më mbyti lakmia për ta pasur. Nuk e mposhta dot lakminë, përkundrazi më mposhti ajo dhe ia vodha orën. Pas pak ai e pa që orën nuk e kishte dhe u ankua te ju, profesor. Ju, shumë qetë, u ngritët nga vendi juaj, dolët para klasës dhe na thatë të mbështesnim kokën mbi duart e kryqëzuara mbi bankë dhe të mbyllnim sytë. Ashtu bëmë dhe ju, duke na kontrolluar, një për një, e gjetët orën në xhepin tim, por vazhduat kontrollin deri tek nxënësi i fundit. Më në fund, na thatë të hapnim sytë, se orën e kishit gjetur, të cilën ia dhatë të zotit. Por, ju kurrë nuk thatë se kush e kishte vjedhur orën. Kësisoj, më ruajtët dinjitetin. Këtë që bëtë për mua nuk e kam harruar kurrë dhe nuk dija si t’jua shpërbleja. Por, kjo qe arsyeja që unë vendosa të bëhem mësues, si ju, pra një lloj nderimi për ju, profesor.

Dhe profesori, pasi e dëgjoi, tha:

– Më kujtohet shumë mirë kjo ngjarje, por kurrë nuk e kam ditur se kush e kishte marrë orën.

– Si ka mundësi, profesor?

– Sepse edhe unë i kisha mbyllur sytë dhe i hapa vetëm kur u ktheva te vendi im.

Në trend Kultura

Më shumë
VETMI

VETMI

Fjala+
DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

Poezi
VITET E ARTA

VITET E ARTA

Poezi
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
“PLURALIZËM”

“PLURALIZËM”

Kulture
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
Kalo në kategori