Një rast i dyshuar për vjedhje është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Viktima, një shtetase kosovare, ka njoftuar se gjatë kontrollës së sigurisë në aeroport, më 14.05.2025, kishte vendosur disa sende personale në shportën për kontroll, përfshirë edhe një orë dore, e cila më pas rezultoi e humbur.


Pas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet përkatëse, është identifikuar i dyshuari, një shtetas kosovar dhe udhëtar, i cili dyshohet se ka marrë orën në fjalë.

I njëjti është ndaluar më dje gjatë kontrollit të pasaportës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.