Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama brenda më pak se dy muajve ka takuar në Tiranë liderët e tri partive opozitare parlamentare të Kosovën. Për këto takime, njohës të zhvillimeve politike, thonë se mund të kenë në prapavijë një parapërgatitje për ndryshime në ekzekutivin në Kosovë. Por, mendim tjetër kanë njohës të zhvillimeve politike në Shqipëri.
I pari e nisi Memli Krasniqi. Pas kryetarit të partisë më të madhe opozitare, PDK-së, për vizitë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me ftesë të tij i shkoi edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Turin e vizitave në Shqipëri të opozitarëve kosovarë e përmbylli Ramush Haradinaj.
Kreu i AAK-së dhe kryeministri Rama kaluan hidhërimet dhe ia shtrinë dorën njëri-tjetrit.
Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn, kryeministri shqiptar i takoi brenda më pak se një muaji.
E, sipas pjesëmarrësve në këto takime aty është diskutuar rreth rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Mirëpo, në Kosovë njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se prapa këtyre takimeve mund të fshihet diçka tjetër.
Artan Muhaxhiri përmend rolin që Rama mund të ketë për të ndryshuar përbërjen e Qeverisë së Kosovës, e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, me të cilin Rama nuk ka raporte të mira.
“Nëse z. Rama merr kërkesa nga aleatët tanë ndërkombëtarë për ndonjë ide e cila sipas tyre gjithsesi që do të duhej të ishte më e dobishme për Kosovën posaçërisht sa i përket avancimit të agjendës evropiane sepse shihet që ajo është bllokuar totalisht, atëherë natyrisht se ai mund t’ia japë të drejtën vetes që të kontribuojë në ndonjë ndryshim…Gjithsesi, ndryshim në Qeveri dhe ndryshim në rrugën evropiane të Kosovës”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Artan Muhaxhiri.
Qëllimi tjetër i Ramës, sipas analistit Muhaxhiri, është që ta dëshmojë edhe publikisht që nuk ka mosmarrëveshje me të gjithë liderët e Kosovës, përveç me Kurtin.
Por, ndryshe mendojnë njohës të zhvillimeve në Shqipëri.
Opinionisti Ben Andoni thotë se takimet me opozitarët nga Kosova, Rama i ka zhvilluar me qëllim që të përmirësojë pozicionin e tij në sytë e kosovarëve.
“Për të treguar realisht që sido që të jetë, Kosova identifikimin e vendit amë që ka Shqipërinë dhe identifikimin e personazhit kryesor i cili mund të shërbejë si një lloj personaliteti mbi palët, është vet ai z. Rama. Një lloj kulti i individit por i rregulluar dhe në mjedisin kosovar dhe Kosova ta shikojë z. Rama si personalitetin i cili mund të jetë mbi palët”, deklaroi Andoni, përcjell Telegrafi.
Tre opozitarët gjatë vizitave të tyre në Shqipëri takuan edhe zyrtarë e politikanë të tjerë.
Në anën tjetër, Kurti dhe Rama, për herë të fundit janë takuar në shtator kur kryeministri shqiptar erdhi në vizitë zyrtare në Prishtinë.
Të tjera takime ndërmjet tyre janë zhvilluar por jashtë Kosovës e Shqipërisë, në forume të ndryshme ndërkombëtare. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHasani: Vuçiq synon izolimin dhe armiqësimin e mëtejmë të Kosovës me Perëndimin me shtatë pikat e tij
Borë në viset malore të Kosovës
I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë dënohet me burgim me kusht dhe me gjobë
Nga janari deri në qershor, mbi tre mijë kosovarë kërkuan azil në shtetet e Bashkimit Evropian
Basha i përgjigjet Berishës: I kam kërkuar të ikë me dinjitet që të mos ‘vdesë’ politikisht me turp, ka marr peng PD-në
Aksidentohet deputeti i AAK-së, pritet t’i nënshtrohet një operacioni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime