LAJMI I FUNDIT:

Opozitari rus Vladimir Kara-Murza dënohet me 25 vite burg – si ishte spiunuar në Beograd nga Aleksandar Vulini?

Opozitari rus Vladimir Kara-Murza dënohet me 25 vite burg – si ishte spiunuar në Beograd nga Aleksandar Vulini?

Vladimir Kara-Murza është dënuar me 25 vite burg nga një gjykatë e Moskës, duke u shpallur fajtor për tradhti dhe akuza të tjera për diskreditimin e ushtrisë ruse në mes të luftës në Ukrainë.

41-vjecari që është një kritik i hapur i presidentit Vladimir Putin, nga nisja e agresionit ushtarak rus në Ukrainë ka lobuar te qeveritë dhe institucionet e huaja që të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe oligarkëve për shkelje të të drejtave të njeriut.

I lindur në Moskë, ai është një gazetar dhe kundërshtar i Kremlinit, i cili më parë ka qenë anëtar i Partisë Zgjedhja Demokratike e Rusisë.


Kara-Murza ishte një bashkëpunëtor i liderit të opozitës ruse Boris Nemtsov, i cili u vra pranë Kremlinit në vitin 2015.

Në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017, opozitari rus u helmua dy herë, për këtë arsye ishte në koma. Sipas raportimeve, Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) qëndron pas helmimit të tij.

Kritiku i Putinit dënohet me 25 vjet burg nga një gjykatë në Moskë – por kush është Vladimir Kara-Murza?
Lexo po ashtu Kritiku i Putinit dënohet me 25 vjet burg nga një gjykatë në Moskë – por kush është Vladimir Kara-Murza?

Spiunimi i opozitës ruse në Beograd

Avokati Dimitri Zahvatov, pjesëmarrës në një seminar të organizuar nga opozita ruse në Beograd në maj të vitit 2021, tha se një nga arsyet e arrestimit të aktivistit Kara-Murza ishte se ish-ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin i dorëzoi Moskës transkriptet e bisedave të përgjuara.

Zahvatov tregon se përveç opozitarit rus, nga një aksion i përbashkët i shërbimeve të sigurisë serbe dhe ruse është arrestuar edhe Andrey Pivovarov, një tjetër politikan i opozitës dhe kundërshtar i regjimit të Vladimir Putinit.

Gjykata në Moskë kishte marr vendim për zgjatjen e paraburgimit të Kara-Murzas, i cili u bë i njohur për publikun në Serbi pasi zbuloi aferën për përgjimin e aktivistëve të opozitës ruse në Beograd, në të cilin ishte përfshirë edhe Vulin.

Aty theksohet se ky lloj aktiviteti mund të jetë problematik për sistemin e sigurisë së Serbisë, sepse kufizohet me aktivitete spiunazhi në dobi të shërbimit të sigurisë së një shteti tjetër.

Publiku serb dëgjoi për të pasi u hap tema e përgjimeve të opozitës ruse në Beograd.

“Është e qartë se pasojë e atij aksioni të përbashkët është arrestimi i Pivovarovit. Ai u arrestua dy javë pas kthimit tonë nga Serbia dhe pasi Aleksandar Vulin i dorëzoi transkriptet e bisedave tona të përgjuara te sekretari rus i Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev. Jam i bindur se pas kësaj (ardhja e Vulinit në Moskë) Patrushev urdhëroi shërbimet që të merren me politikanët opozitarë, para së gjithash me Pivovarovin dhe Kara-Murzan”, ka thënë Zahvatov.

Përgjimi i opozitës ruse në Beograd, Kara-Murza për Washington Post: Vladimir Putin tashmë ka partner regjimin e Serbisë
Lexo po ashtu Përgjimi i opozitës ruse në Beograd, Kara-Murza për Washington Post: Vladimir Putin tashmë ka partner regjimin e Serbisë

Agjencitë serbe të sigurisë në shërbim të FSB-së ruse

Mediet e pavarura të Serbisë kishin zbuluar se agjencitë e sigurisë të vendit, në fakt, po kryejnë detyra për Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) – duke ndihmuar Kremlinin që të ndjekë kundërshtarët e tij politikë.

Një javë më vonë pasi ishte mbajtur seminari në Beograd, Vulin, që tani drejton Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA), kishte fluturuar për në Moskë për t’ia dorëzuar transkriptet e përgjimit sekretarit të Këshillit rus të Sigurisë, Nikolai Patrushev, i njohur si një nga bashkëpunëtorët kyç të Putinit. Dy javë më vonë, Pivovarov u arrestua, sipas stilit bjellorus, në një aeroplan polak që do të nisej nga Aeroporti i Shën Petersburgut. Tashmë ai ndodhet në paraburgim dhe përballet me një dënim prej gjashtë vjetësh burg nën akuzën për “ndihmë ndaj një organizate të padëshiruar”.

Sipas raporteve, Patrushev kishte falënderuar Vulinin për vigjilencën e tij, ndërsa televizioni shtetëror rus lavdëroi agjencitë serbe të sigurisë, duke e krahasuar Beogradin me kryeqytetet e Evropës Lindore që mirëpresin ngrohtësisht “rusofobët” – term i përdorur nga Kremlini për kundërshtarët politikë të Putinit.

Në takimin e tyre në Moskë, Vulin dhe Patrushev thuhet se janë pajtuar të themelojnë një “grup pune për të luftuar revolucionet me ngjyra” – një term që tregon kryengritjet pro-demokratike në shtetet autoritare – duke përfshirë shtimin e vëzhgimit të përbashkët të organizatave të shoqërisë civile, aktivistëve të opozitës dhe mediet e pavarura.

Kujtojmë se është raportuar që Vuçiq e kishte dërguar një ministër në një klinikë të Moskës për t’u rehabilituar nga varësia e drogës, duke aluduar në Vulinin.

Serbia deri më tani u ka rezistuar thirrjeve e presioneve nga Perëndimi për t’i vënë sanksione Rusisë pas agresionit të saj ushtarak në Ukrainë. Aktualisht, është ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka bërë këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori