Deklarata e djeshme e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se duhet të bëhet dekriminalizimi i politikës dhe të mos futen në lista zgjedhore njerëzit që janë nën hetime, ka ngjallur reagime të shumta.
Opozita kërkon që hetimet të nisin nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e pastaj të hetohet çdo institucion publik dhe individ për të cilin ka dyshime.
Frashër Krasniqi, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për KosovaPress se para se të hetohen partitë politike dhe mediat për financim, duhet të hetohen krerët e shtetit, të cilët janë të korruptuar e të kriminalizuar.
“Fillimisht duhet të ketë hetim në lidhje me aferat korruptive të njerëzve që e drejtojnë shtetin. Rruga më e mbarë për këtë punë do të ishte kjo, që hetimi të filloj me kokën, sepse problemin e kemi tek koka. Ne i kemi njerëzit më të korruptuar, më të kriminalizuar, që çdo ditë u dalin skandalet publikisht, prej presidentit e kryeministrit. Këta njerëz duhet të hetohen dhe pas kësaj duhej të hetohet çdo institucion publik e qytetar për të cilin ka dyshime”, tha Krasniqi i VV-së.
Edhe anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, i quan demagogji deklaratat e presidentit Thaçi, njerëzit në partinë e së cilit kanë qenë të dyshuar e të akuzuar nga drejtësia në vend.
“Hashim Thaçi, nuk e ka zbuluar ujin e nxehtë. Ai vetë është në pushtet që nga 1999 dhe këto deklarata do të duhej t’i kishte bërë realitet sa ka qenë vetë në fuqi. Më e pakta për një vend normal është që të akuzuarit të mos kenë të drejtë, as morale e as ligjore, që të përfshihen në listat për zgjedhje. Deklaratat e Thaçit, sot, janë demagogji. Shihni sa njerëz sot ndiqen nga drejtësia e që janë të zgjedhur të partisë së Thaçit dhe do ta keni krejtësisht të qartë edhe këtë deklaratë”, u shpreh Nitaj përmes postës elektronike për KosovaPress.
Ai tha se është pikërisht po i njëjti person (Hashim Thaçi), që vet e ka përfillur një model të tillë të përfshirjes së njerëzve të akuzuar e të dyshuar, e që sot përpiqet të shpërlahet nga ky faj.
Këto reagime të opozitës vijnë pas deklaratës së Thaçit se në listat zgjedhore nuk duhet të jenë personat që janë nën hetime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare