Për dallim prej herëve të tjera, sot opozita takimin mobilizues e ka filluar me fjalimet dhe premtimet e krerëve të Qeverisë, të cilat sipas opozitës nuk janë përmbushur.

Ata kanë hedhur kështu edhe një herë poshtë të gjitha premtimet e tyre për 200 mijë vende të punës e se nuk ka shkelje të Kushtetutës në marrëveshjet e fundit. Po ashtu, kanë publikuar fjalimin e Kadri Veselit që thotë se sigurimi nuk do të hyjë asnjëherë në Kuvend, si dhe fjalimin e kryeministrit Isa Mustafa sipas të cilit ai nuk do të shkojë në Bruksel për të negociuar me Serbinë.


Të gjitha këto ata i kanë paraqitur në një dokumentar të shkurtër. /KP/